Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar takime në Berlin me zyrtarë të lartë gjermanë dhe përfaqësues të Bundestagut, si dhe ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Aspen.
Ai u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christoph Israng, si dhe me deputetët Peter Beyer dhe Boris Mijatovic, ku u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin Kosovë–Gjermani dhe procesin e integrimeve evropiane.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe zgjerimi i BE-së, zhvillimet e sigurisë në rajon dhe mbështetja për agjendën euroatlantike të Kosovës.
Ahmeti gjithashtu theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një instrument kyç për paqe dhe siguri, duke nënvizuar nevojën për reforma dhe përafrim me politikat e BE-së./EO/




