Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian në “Ballkonin e Hapur”.
Në fjalën e tij, Kurti theksoi se komuniteti egjiptian ka qenë pjesë e pandashme e historisë së shtetndërtimit të Kosovës, nga periudha e përpjekjeve për liri e deri te funksionimi i institucioneve demokratike.
Kurti u shpreh se Kosova është ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin njerëzor, duke theksuar se të drejtat e njeriut dhe barazia janë themel i shtetit.
Ai shtoi se angazhimi i institucioneve mbetet i pandryshuar për të garantuar të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet, si dhe përfaqësim dinjitoz në shoqëri.
Në fund, Kurti uroi Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit në ndërtimin e së ardhmes së përbashkët të Kosovës.





