Ish-banorja e BBVA-së, Loredana Brati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në InstaStory, ku është shfaqur nga një studio tatuazhesh.
Ajo ka ndarë një ide për një ndryshim të ri në pamjen e saj, duke publikuar një skicë tatuazhi të vendosur në zonën e belit. Ky do të ishte tatuazhi i parë i saj në atë pjesë të trupit.
Deri më tani, Loredana ka vetëm një tatuazh në kyçin e dorës me shkrim arab, fjalën “Sabr”, që do të thotë “Durim”.
Në skicën e re, shihet fjala “Dā’iman”, e cila përkthehet “Gjithmonë”, e realizuar me shkrim arab.
Megjithatë, ajo ende nuk ka vendosur nëse do ta realizojë tatuazhin, duke u kërkuar mendim ndjekësve të saj përmes pyetjes: “Si thoni?”.
Mbetet për t’u parë nëse sugjerimet e fansave do ta bindin atë për hapin e radhës.




