Ish-eprorit të UÇK-së, Haxhi Shalë, i njohur si “Komandant Topi”, nuk i është lejuar nga Gjykata Speciale të udhëtojë në Shqipëri për pushime me familjen.
Sipas njoftimit të Speciales, kërkesa e tij është refuzuar nga Presidentja e Dhomave të Specializuara, pasi një udhëtim i tillë konsiderohet i papajtueshëm me kushtet e dënimit dhe lirimit me kusht.
Në vendim theksohet se lirimi me kusht nuk duhet të ndërpritet, përveç rasteve kur ekzistojnë arsye të forta ligjore ose humanitare për një leje të tillë.
Haxhi Shala është i akuzuar nga Specialja për përfshirje në përpjekje për të ndikuar mbi dëshmitarë, së bashku me persona të tjerë të përmendur në aktakuzë./EO/




