Lionel Messi ka folur për herë të parë për mundësinë e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2030, duke u treguar i rezervuar për të ardhmen e tij në futboll.
I pyetur nëse e sheh veten duke luajtur në atë turne, kapiteni i Argjentinës tha se aktualisht është i fokusuar vetëm te e tashmja dhe nuk po mendon për afatgjatë.
“Nuk e di. Nuk po mendoj për këtë tani. Më duket ende larg, jam i fokusuar te e tashmja dhe po jetoj ditë pas dite,” u shpreh Messi.
Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime mes tifozëve, të cilët vazhdojnë të shpresojnë për një tjetër paraqitje të tij në një Botëror.
Megjithatë, Messi theksoi se prioriteti i tij mbetet forma dhe angazhimet aktuale, duke mos dhënë një përgjigje të prerë për të ardhmen e largët në futboll.




