Kryetari i Partis Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, lidhur me çështjen e presidentit.
Molliqaj ka thënë se LDK po dëshmon çdo ditë se është një parti pa ide dhe pa përkushtim politik, duke pretenduar se ajo po udhëhiqet nga grupe interesi dhe individë që synojnë vetëm poste dhe përfitime personale.
Ai shtoi se, me subjekte të tilla politike, Kosova ka mbetur pa një opozitë të mirëfilltë.




