FC Prishtina ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin e majtë malazez, Djordje Saletic.
Saletic ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë te bardhekaltrit deri në verën e vitit 2028.
Gjatë sezonit të kaluar, ai zhvilloi 31 ndeshje dhe regjistroi 5 asistime, ndërsa ishte lojtari i dytë me më së shumti minuta të luajtura në ekip, me gjithsej 2,568 minuta.




