Faza e grupeve në Botërorin 2026 po shkon drejt fundit, ndërsa tashmë janë mësuar disa nga çiftet e para të fazës së eliminimit direkt.
Deri më tani, 13 kombëtare kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/32 së finales, ndërsa është konfirmuar edhe ndeshja e parë e kësaj faze.
Në përballjen hapëse të eliminimit direkt do të takohen Afrika e Jugut dhe Kanadaja, njëra nga vendet organizatore të turneut.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 28 qershor, në ora 21:00.
Ndërkohë, faza e grupeve vazhdon me ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë edhe skuadrat e tjera të kualifikuara në fazën e ardhshme të turneut.




