Një deklaratë e fundit e Victoria Villarroel ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, pasi fansat besojnë se ajo mund t’i jetë referuar aktorit britanik Callum Turner.
Gjatë një episodi të podcast-it “Better Half with Stas & Vic”, Villarroel tregoi për një lidhje të kaluar me një aktor që, sipas saj, shmangte vëmendjen publike dhe nuk dëshironte të shfaqej në evente të mëdha apo në fotografi me partneren e tij.
Edhe pse nuk përmendi emra, komentet e saj u bënë shpejt virale, pasi shumë përdorues të rrjeteve sociale i lidhën ato me Callum Turner.
Kjo për shkak të kontrastit mes përshkrimit të saj dhe paraqitjeve të shpeshta publike që aktori ka pasur së fundmi me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Spekulimet u shtuan edhe më shumë pasi Villarroel kujtoi një darkë në Londër ku kishte takuar Dua Lipën, një detaj që u interpretua nga fansat si një lidhje indirekte me historinë që po rrëfente.




