Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor 2026.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se vendimi është miratuar me 10 vota për, duke bërë të ditur se tashmë kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve.
Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 ulëse me 47.13% të votave, PDK 22 ulëse me 19.44%, LDK 18 ulëse me 16.69% dhe AAK 7 ulëse me 6.74%.




