Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në turneun Qingdao Grand Prix 2026, të zhvilluar në Kinë.
Ajo e nisi garën me fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, ndërsa në raundin e dytë mposhti turken Ozlem Yildiz me Ippon. Në gjysmëfinale u ndal nga japonezja Narumi Tanioka.
Në repasazh, Fazliu fitoi ndaj italianes Thauany David Capanni Dias, duke siguruar luftën për medalje, ku më pas triumfoi ndaj bjelloruses Yana Makretskaya dhe siguroi vendin e tretë.
Ky rezultat shënon një tjetër sukses të rëndësishëm për xhudon kosovare në arenën ndërkombëtare.




