Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po kalojnë një fazë të ndjeshme dhe sfiduese.
Në një intervistë televizive, ai përmendi se së fundmi janë shënuar disa fërkime në raportet dypalëshe, të cilat sipas tij kanë ndikuar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Vulaj theksoi se çështje si projekti i gazit amerikan dhe zhvillime të tjera diplomatike tregojnë për një “udhëkryq të rëndësishëm”, duke shtuar se është e nevojshme kujdes i shtuar në ruajtjen e raporteve strategjike me SHBA-në.




