Vetëm pak ditë pasi iu mbyll llogaria në Instagram, Klodi është rikthyer sërish në platformë dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Lajmin e ka bërë të ditur partnerja e tij, Elijona, përmes një InstaStory, ku ka publikuar një foto të përbashkët me të. Në imazh, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe duke bërë shenjën e fitores.
“Sonte kemi festë, Klodi është rikthyer”, ka shkruar ajo, duke konfirmuar se profili i tij është aktivizuar sërish.
Dyshja duket se po e shijon momentin dhe rikthimin në rrjetin social, duke lënë pas problemin e llogarisë së mbyllur.




