Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur profesorin amerikan Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimeve euroatlantike dhe situatën e sigurisë në rajon.
Kurti tha se gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në Kosovë, përgatitjet për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe për zhvillimet gjeopolitike.
Ai vlerësoi Serwer si mik të Kosovës dhe mbështetës të vazhdueshëm të saj në çështjet ndërkombëtare.




