Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u ndalur te formimi i institucioneve të reja dhe zgjedhja e presidentit.
Ai ka kritikuar liderin e VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se është vështirë t’i besohet për shkak të ndryshimeve të shpeshta në qëndrime dhe mosmbajtjes së premtimeve.
Sipas Totajt, Vetëvendosje duhet të kalojë në opozitë, pasi, siç tha ai në Klan Kosova, mënyra e deritanishme e qeverisjes ka treguar mungesë të qëndrueshmërisë dhe të besueshmërisë politike.




