Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar kontrollet për identifikimin e të ardhurave të padeklaruara nga qiratë e pronave.
ATK u ka bërë thirrje personave fizikë që përfitojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive apo pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave si Airbnb, që t’i deklarojnë ato dhe të përmbushin obligimet tatimore.
Sipas ATK-së, personat që nuk janë të regjistruar duhet të pajisen me Numër Fiskal, të deklarojnë të ardhurat dhe të paguajnë detyrimet sipas ligjit.
Institucioni ka paralajmëruar se posedon të dhëna për identifikimin e personave që nuk kanë deklaruar të ardhurat nga qiratë dhe se në rast moszbatimi vullnetar do të ndërmarrë masa, përfshirë gjoba, interesa dhe veprime të tjera ligjore.




