Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell gjatë kësaj të marte, ndërsa në disa zona pritet të ketë kalime të pakta vranësirash.
Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit, me intensitet të dobët deri mesatar, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.




