Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u ka bërë thirrje partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë për tejkalimin e bllokadës institucionale, duke vlerësuar se kriza e zgjatur po dëmton funksionimin e vendit.
GLPS ka kërkuar që partitë të vendosin interesin shtetëror dhe atë të qytetarëve mbi interesat partiake, duke theksuar se përgjegjësi për zgjidhjen e situatës kanë si subjekti fitues i zgjedhjeve, ashtu edhe partitë e tjera parlamentare.
Organizata ka bërë thirrje për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e dialogut politik për zgjedhjen e Presidentit, për të shmangur një krizë të re institucionale.
Sipas GLPS-së, mungesa e institucioneve funksionale ka ndikuar negativisht në reformat, ekonomi, investime dhe proceset e integrimit evropian të Kosovës.




