Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirlioğlu, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dhe zhvillimet në Kosovë.
Kurti ka falënderuar Sinirlioğlu për kontributin e Misionit të OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen për sundimin e ligjit.
Sipas Kurtit, Kosova ka shënuar përparim edhe në zhvillimin ekonomik, duke përmendur rritjen e Bruto Produktit Vendor në 12 miliardë euro dhe përmirësimin e sigurisë publike.




