Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se fuqia e LDK-së qëndron te vullneti i anëtarësisë dhe jo te interesat apo ambiciet personale të individëve.
“Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti.
Ai ka theksuar se rruga e partisë duhet të përcaktohet përmes vullnetit të strukturave dhe anëtarëve të saj.




