Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takime lamtumirëse atashetë e mbrojtjes dhe ushtarakë të SHBA-së.
Jashari ka falënderuar kolonelin Ashley J. Berg dhe nënkolonelin Jonathan Shaw për angazhimin e tyre në forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë amerikane, si dhe për mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.
Gjatë takimeve, komandanti i FSK-së u ka ndarë të dy atasheve medaljen “Shërbim vetëmohues” për kontributin dhe angazhimin e tyre gjatë mandatit në Kosovë.
Në fund, Jashari ka uruar atashetë e rinj të SHBA-së për detyrat e reja, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit profesional mes dy palëve.




