Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Feridun H. Sinirlioğlu.
Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar kontributin e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa ka theksuar nevojën për përshtatjen e bashkëpunimit me sfidat aktuale të vendit.
Ajo ka nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Kosovës në forumet ku trajtohen çështjet që lidhen me vendin, si dhe ka kërkuar raportim të saktë për sigurinë, mbështetje për sundimin e ligjit, të drejtat e komuniteteve dhe forcimin e demokracisë.
Sipas Haxhiut, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, duke vazhduar partneritetin me OSBE-në.




