Zejnulla Gashi ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, Agron Qalaj.
Pas marrjes së mandatit, Gashi ka deklaruar se do të jetë në shërbim të të gjithëve dhe se prioritet do të jetë forcimi i sundimit të ligjit.
“E pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Falënderoj kolegët për besimin e dhënë. Do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku do të punojmë për forcimin e sundimit të ligjit”, ka thënë Gashi.
Ai tashmë nis mandatin në krye të Prokurorisë së Shtetit, me fokus në rritjen e efikasitetit dhe bashkëpunimit brenda sistemit të drejtësisë.




