Shefi i CIMIC në Komandën Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it, misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, është takuar me përfaqësues të organizatës “Fuqia Rinore” në Gjilan.
Gjatë takimit janë prezantuar aktivitetet e KFOR-it në kuadër të CIMIC dhe janë diskutuar iniciativat e ardhshme të organizatës, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.
KFOR-i theksoi rëndësinë e dialogut me organizatat lokale, duke vlerësuar se angazhime të tilla ndihmojnë në forcimin e komunikimit dhe mirëkuptimit me komunitetet në Kosovë.




