Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa konkrete pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura në pjesë të ndryshme të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoti tha se nga stuhia janë dëmtuar biznese, automjete të qytetarëve, prona private dhe infrastruktura, ndërsa sipas tij dëmet më të mëdha i ka pësuar sektori i bujqësisë.
”Hoti ka thënë se institucionet duhet të dalin menjëherë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar mbështetje për të prekurit.“Në këto momente nuk mjaftojnë vetëm deklaratat.
Është detyrë e institucioneve që të dalin menjëherë në terren, të evidentojnë dëmet dhe të ndërmarrin masa konkrete për kompensimin e familjeve, bizneseve dhe fermerëve të prekur.




