Deputetja Adriana Matoshi ka reaguar lidhur me mundësinë e rikthimit të gjyqtarëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Ajo ka deklaruar se dorëheqjet e gjyqtarëve serbë nga institucionet e drejtësisë ishin bërë pas zhvillimeve politike në veri dhe ka ngritur shqetësime për procesin e rikthimit të tyre.
Matoshi ka thënë se pret që vendimmarrja e institucioneve të Kosovës të bazohet në interesin e vendit dhe në respektimin e ligjeve, duke theksuar se nuk duhet të ketë ndikime politike nga jashtë.
Ajo ka shprehur bindjen se përfaqësuesit shqiptarë në institucionet e drejtësisë do të veprojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre institucionale.




