KIESA, në kuadër të MINTI-t, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev, kanë mbajtur sesion informues për bizneset lidhur me Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2.
Gjatë takimit u prezantuan procedurat e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe dokumentacioni i nevojshëm për pjesëmarrje në skemë.
Sipas organizatorëve, kjo skemë synon të mbështesë bizneset në investimet për energji të pastër, rritjen e efiçiencës energjetike dhe uljen e kostove operative.
Aplikimet për këtë skemë mund të dorëzohen deri më 27 korrik 2026 përmes platformës eKosova.




