Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në një takim mes drejtuesve të dy institucioneve, u diskutua për mundësitë e avancimit të partneritetit, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Palët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, si dhe zhvillimit të programeve të përbashkëta që kontribuojnë në forcimin e sektorit të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë.
Në fund të takimit, KPK dhe AKSP riafirmuan përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta në funksion të sundimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit institucional.




