Pjesëtarë të EULEX-it kanë reaguar me shpejtësi gjatë ditës së enjte, duke i ofruar ndihmë një gruaje e cila kishte pësuar probleme shëndetësore.
Sipas EULEX-it, policët polakë që shërbejnë në këtë mision kanë përdorur njohuritë bazike të ndihmës së parë për ta asistuar gruan dhe për ta mbajtur në gjendje të sigurt deri në mbërritjen e ekipit të ambulancës.
EULEX ka vlerësuar reagimin e shpejtë dhe profesional të pjesëtarëve të saj në ofrimin e ndihmës në situata emergjente.




