Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka pësuar rritje, duke arritur në 1.72 euro për litër, që është 3 centë më shumë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, benzina do të shitet me çmim prej 1.51 euro për litër, ndërsa gazi mbetet në 0.60 euro për litër.




