Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e udhëhequr nga kryetari Agim Shahini, ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”, i mbajtur në Pogradec.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga institucionet, biznesi, turizmi dhe gastronomia nga Kosova e Shqipëria, me qëllim promovimin e mikpritjes tradicionale shqiptare dhe zhvillimin e turizmit.
Shahini vlerësoi nismën, duke theksuar se tradita e bukës, kripës dhe zemrës është një vlerë që bashkon shqiptarët dhe mund të shërbejë si faktor për zhvillim ekonomik.
AKB bëri të ditur se iniciativa synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe institucioneve, si dhe të promovojë kulturën, gastronominë dhe traditat shqiptare.




