Një aksident i rëndë trafiku në fshatin Veriq të Istogut ka përfunduar me fatalitet, ku ka humbur jetën një motoçiklist.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:17, ndërsa në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se ekipet policore dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për procedurat e mëtejshme.




