Magjistralja Prishtinë–Podujevë është bllokuar përkohësisht pas një incidenti, ku një kamioni që transportonte pije në shishe qelqi i janë rrëzuar arkat në rrugë.
Rënia e ngarkesës ka shkaktuar pengesa në qarkullim dhe ka krijuar kolona të gjata automjetesh në këtë aks rrugor.
Ekipet përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për largimin e pengesave dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Shoferëve u është bërë thirrje për kujdes gjatë kalimit në këtë pjesë të rrugës.




