Dogana e Kosovës ka ndaluar një tentativë për import të produkteve të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve rutinore është ndaluar një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk. Drejtuesi kishte deklaruar se nuk kishte mallra për të deklaruar, por pas kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur produkte të padeklaruara.
Gjatë kontrollit janë konfiskuar 10 copë të produktit **Elasty G PLUS** dhe 20 copë të produktit **Masport 500**.
Dogana ka bërë të ditur se mallrat janë ndaluar dhe ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat sipas legjislacionit në fuqi.
Institucioni ka theksuar se kontrollet synojnë parandalimin e futjes në treg të produkteve të pakontrolluara dhe mbrojtjen e shëndetit e sigurisë së qytetarëve.




