Këngëtarja Eliza Hoxha është rikthyer në skenë pas 20 vitesh, duke emocionuar publikun në koncertin e Yll Limanit në Prishtinë.
Ajo performoi së bashku me Yllin këngën e saj të njohur “Kthehu”, ndërsa më pas ndau emocionet e këtij rikthimi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Eliza tregoi se e pranoi ftesën e Yllit me kënaqësi, duke vlerësuar punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në muzikë.
Ajo u shpreh krenare për zhvillimin e skenës muzikore shqiptare dhe për gjeneratën e re të artistëve, të cilët sipas saj po sjellin standarde të reja në industri.




