Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se Kuvendi i ardhshëm i partisë do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gashi ka theksuar se partia duhet të ndërtojë një identitet të qartë, lidership të fortë dhe një vizion afatgjatë për t’iu shërbyer qytetarëve.
Sipas tij, vendimet që do të merren në këtë proces do të ndikojnë në mënyrën se si LDK-ja do të funksionojë në të ardhmen dhe në rolin e saj në skenën politike të Kosovës.




