Më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025, rast ky për të cilin Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij.
Mbetjet mortore të viktimes u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse dhe sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimin me prokurorin e shteti mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve.




