Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor, ku bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 117 aksidente trafiku në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, një aksident ka përfunduar me fatalitet, 34 aksidente kanë shkaktuar persona të lënduar, ndërsa 82 të tjera kanë pasur vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 2.104 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme në komunikacion.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar 27 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë dërguar për vuajtje të dënimit.




