Dogana e Kosovës ka sekuestruar 2,550 fishekë të kalibrit 9 mm gjatë një aksioni kundër kontrabandës në segmentin e autostradës Trudë–Prishtinë.
Gjatë kontrollit të një automjeti të dyshuar, zyrtarët doganorë zbuluan bunkerë të ndërtuar në mënyrë të fshehtë, ku ishte fshehur municioni.
Pas përfundimit të procedurave, automjeti, municioni dhe personi i dyshuar iu dorëzuan Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.
Dogana theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme, në bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit.





