Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kërkuar uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, duke vlerësuar se kostoja e lartë e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë qytetarët.
Ai tha se shumë vende evropiane aplikojnë norma më të ulëta të TVSH-së për ushqimet bazë dhe se një masë e tillë do t’u sillte kursime të konsiderueshme familjeve në Kosovë.
Gjini prezantoi edhe propozimet e AAK-së, të cilat përfshijnë rritjen e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, uljen e TVSH-së për ushqimet dhe heqjen ose minimizimin e saj për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët.
Sipas tij, ndryshimi i politikave ekonomike është i domosdoshëm për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve dhe bizneseve.




