Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Gjatë takimit është diskutuar për rolin e shoqatës në ruajtjen e kujtesës historike dhe dokumentimin e dhunës e torturave ndaj shqiptarëve gjatë periudhës së regjimit serb.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë paraqitur edhe sfidat me të cilat përballen, ndërsa Haxhiu ka shprehur gatishmërinë për mbështetje, brenda kompetencave të Presidencës, në nismat për dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj kujtese.
Ajo vlerësoi kontributin e ish të burgosurve politikë në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.




