Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka ngritur shqetësime për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë që ndalon përdorimin e vajit të palmës, yndyrave bimore dhe qumështit pluhur pa autorizim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Sipas Shoqatës, vendimi është në fuqi që nga maji i vitit 2026, por asnjë qumështore nuk është pajisur me autorizim të posaçëm, ndërsa prodhimi po vazhdon normalisht.
Ajo ka kërkuar sqarime nga Ministria dhe AUV-ja se kush po e kontrollon zbatimin e vendimit dhe pse po lejohet përdorimi i këtyre përbërësve pa autorizime. Shoqata ka theksuar se konsumatorët dhe fermerët kanë të drejtë të informohen për situatën.




