Një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë pas rënies së një krani në një vendpunishte në Rrugën A në Prishtinë.
Sipas Qendrës Emergjente në QKUK, dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Njëri prej tyre, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Punëtori tjetër ka pësuar lëndime të rënda, por gjendja e tij raportohet stabile dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./EO/




