Deputeti Haki Abazi ka reaguar pas deklaratës së Alban Krasniqit, i cili e quajti “vrasës” kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi ku humbi jetën një punëtor.
Përmes një postimi, Abazi i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke pyetur se kush mban përgjegjësi për vrasjen e gruas shtatzënë, Hamide Magashi, në oborrin e QKUK-së në vitin 2022, pavarësisht se ajo ishte nën urdhër mbrojtës.
Ai ka theksuar se aksidentet janë tragjedi, por ka shtuar se kur shteti dështon të mbrojë një person që e ka për detyrë ta mbrojë, atëherë mban përgjegjësi për ngjarjen.
Reagimi i Abazit vjen në vazhdën e përplasjeve politike të shkaktuara pas aksidentit fatal në një vendpunishte në Prishtinë.




