Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të NDI-së, duke thënë se të dhënat tregojnë për një përkeqësim të gjendjes në Kosovë dhe nevojë për ndryshim politik.
Sipas tij, rritja e numrit të qytetarëve që besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar dhe dëshira për largim nga Kosova janë sinjale shqetësuese.
Gjini ka theksuar se problemet kryesore të qytetarëve lidhen me çmimet e larta, energjinë, papunësinë dhe korrupsionin.
Ai ka prezantuar disa nga propozimet e Aleancës, përfshirë masat për siguri energjetike, lehtësime tatimore dhe mbështetje për qytetarët e bizneset.
Gjini ka kërkuar një kthesë politike që, sipas tij, do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve që qytetarët të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.




