Kompania “Sigma Crane & Transport” ka reaguar pas aksidentit tragjik në Prishtinë, ku humbi jetën punonjësi i saj, 26-vjeçari Ermal Sherifi, pas rrëzimit të një vinçi.
Kompania ka shprehur ngushëllime për familjen Sherifi dhe ka nderuar kujtimin e të ndjerit, duke e cilësuar humbjen e tij si një dhimbje të madhe.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për vepra penale që lidhen me sigurinë në vendin e punës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.




