Kosova po merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit “European Team Shield Championship – Malta 2026”, të organizuar nga European Golf Association.
Përfaqësuesja e Kosovës do të garojë me lojtarët Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija, nën drejtimin e kapitenit Arif Arifi.
Kjo paraqitje shënon një moment historik për golfin kosovar, pasi është hera e parë që vendi përfaqësohet në një garë të tillë ndërkombëtare.
Federata e Golfit të Kosovës ka marrë mbështetje edhe nga Ministria e Sportit, në kuadër të përkrahjes për zhvillimin dhe promovimin e këtij sporti.




