Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas sulmeve ruse me raketa në disa rajone të Ukrainës.
Bilanci më i rëndë u shënua në Kryvyi Rih, ku një raketë goditi një ndërtesë banimi, duke vrarë gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë. Në Kiev u raportua për një viktimë dhe disa të lënduar, ndërsa në Lviv u dëmtuan ndërtesa banimi.
Për shkak të sulmeve, Polonia aktivizoi avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore si masë sigurie.




