Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami ka bërë të ditur se ishte në mesin e 152 delegatëve që mbështetën ndryshimin në LDK, ndërsa 170 delegatë votuan ndryshe.
Ajo theksoi se vendimi i shumicës duhet respektuar, duke e cilësuar LDK-në si “shtëpi të demokracisë”.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe. Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”, ka shkruar Bajrami.




