Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti, duke bërë thirrje për ruajtjen e unitetit dhe forcimin e LDK-së.
Ajo ka thënë se demokracia nuk përfundon me votën, por kërkon që pas vendimeve të respektohet dhe të mbrohet njëri-tjetri si dhe vetë partia.
Kica-Xhelili ka theksuar se energjia e debatit të brendshëm duhet të orientohet drejt sfidave jashtë partisë, duke e cilësuar LDK-në si një forcë me përgjegjësi për mbrojtjen e demokracisë në Kosovë.




